Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së këtij institucioni, ai ka thënë se janë duke punuar që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të ratifikohet sa më shpejt.
Ai ka thënë se klasa politike është duke gabuar në këtë çështje në vonesat që po krijon, pasi sipas tij, Kosova është vonuar në ratifikimin e demarkacionit, raporton “Epoka e re”.
Veseli ka thënë se janë në bisedime për të arritur një konsensus të gjerë për votimin e demarkacionit.
Ai ka bërë me dije se ka ndryshim të qëndrimit për këtë çështjet edhe te disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.