Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur votimin pro liberalizimit të vizave të Komitetit LIBE, duke thënë se ky është një lajm i mirëpritur për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.
Sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe pritet që brenda këtij viti qytetarët të lëvizin pa viza.
“Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave. Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.