“Më nxori me zor nga vetura, më la pa asgjë në mes të rrugës”, Vesa jep detaje tronditëse nga lidhja dhe ndarja me Mërgim Berishën.
Vesa Vllasaliu ka vazhduar të zbulojë detaje nga lidhja që e kishte me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.
Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, ka ndarë momente nga lidhja që e kishte me futbollistin, me të cilin ishte ndarë vetëm dy muaj para martesës së planifikuar, ndërsa futbollisti, sipas saj, e kishte tradhtuar me shoqen e saj më të mirë, Edona Berisha, shkruan Gazeta Express.
“Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam pasur jetën si në ëndrra, unë e kam dashtë shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kamë qenë e shkolluar e ata jonë, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë por unë i kam treguar të gjitha.”
“Unë burrin tim dy herë në javët e kam parë, kemi shkuar një herë me ngrënë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natën nuk ka folur me burrin e shoqes time. Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ki prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në 32-tin kat.”
“Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë. Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty.”