Ukë Blakaj, një ndër biznesmenët e njohur të Istogut, në zgjedhjet e ardhshme, mban numrin 37 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, shkruan Gazeta Projekti.
Kjo është bërë e ditur me pubikimin e listave zgjedhore. Blakaj, i njohur për angazhimet e tij në sektorin privat dhe përkrahjen ndaj iniciativave ekonomike, ka vendosur të sjellë përvojën e tij nga biznesi në fushën e politikës. Ai synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e politikave që lidhen me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Kujtojmë se, AAK ka përfshirë në listën e saj individë me përvoja të ndryshme profesionale, duke synuar një përfaqësim më të gjerë të interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Blakaj është një shembull i përfshirjes së përfaqësuesve nga sektori privat, me synimin për të sjellë ide të reja dhe energji në politikë.