970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi vazhdon promovimin e librit

Thaçi vazhdon promovimin e librit

Derisa po mbahet seanca për Demarkacionin, Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Ai është kujdesur të falënderojë ish-kryediplomatin francez, Berndand Kouchner, dhe të tjerët që e ndihmuan në promovimin e librit në Francë. Ndërkohë që postimi i fundit ka të bë me vlerat e frankofonisë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës po zhvillojnë debat, ndërsa pritet që sot të dalë në votim demarkacioni me Malin e Zi. Pothuajse në çdo fjalim është përmendur emri i Presidentit si nënshkrues i kësaj marrëveshjeje, mirëpo vetë ai nuk ka dhënë asnjë koment rreth Demarkacionit.

Në Twitter ka shkruar diçka në frëngjisht për frankofoninë ndërsa postimi i tij para 3 ditësh ka të bëje me Bernard Kouchner,

Thaçi ka shkruar në Twitter se është ndier i nderuar që bashkë me Kouchnerin kanë mbajtur fjalim.

“Jam i nderuar qe isha i ftuar të flas së bashku me Bernand Kouchnerin në promovimin e librit në Paris. Shumë diplomatë, gazetarë, politikanë të intersuar në zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Ballkan”, ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Tutje, ai ka falëndëruar njërën nga autorët e librit, Suzy Jagger si dhe vendin ku u mbajt promovimi.

Related posts