Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova solidarizohet më shtetin dhe popullin grek, pas ngjarjeve të krijuara si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend.
Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Greqinë.
“I prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi. Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Thaçi.