Qysh nga orët e mëngjesit të ditës së martë reshje të shumta shiu përfshinë vendin, duke vazhduar kohëpaskohe edhe gjatë ditës.
Duke shkuar nga mbrëmja reshjet e shiut mund të jenë më intenzive. Reshje bore priten vetëm në vise të larta malore. Temperaturat pësojnë një rënie por jo shumë të theksuar. Minimalet zbresin deri në 5C e 6C, e maksimalet gjatë ditës arrinë deri në 12C e 13C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-14m/s.
Më shumë intervale me diell po parashihen për ditën e mërkurë, por se edhe pritet të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, nga Dukagjini me hove edhe deri në 20m/s.
Të enjtën dhe të premtën parashihet të mbretëroj mot i ndryshueshëm, me më shumë intervale me diell, por shfaqen mundësi edhe për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Të shtunën mot më i ngrohtë e kryesisht me diell. Temperaturat në rritje, deri në 16C ditën e premtë, e të shtunën 18C e 20C.