Liridona Shala, partnerja e Faton Hajrizit, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e 39-vjeçarit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, Shala ka shprehur pikëllimin për vrasjen e Hajrizit, i cili gjeti vdekjen pasi u qëllua me disa plumba nga autoritetet serbe që ishin vënë në kërkim të tij që nga mesnata e të mërkurës.
“Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq heret bre oh zott bre allahu Na dhashë gajretin oh zot spo besoj oj dashni ti nuk vdes kurr”, shkroi ajo në përshkrimin e një videoje të publikuar në TikTok, ku ka ndarë disa nga momentet me tashmë të ndjerin.
Po ashtu e njëjta ka shkruar edhe në Facebook, duke thënë se Fatoni nuk arriti t’i realizojë ëndrrat e tij.
“Momentet e pa harrushme gjithmon ne zemren tem
Ke me qen oh zot qysh smujte andrrat tua mej realizu qka te bonen be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemer te madhe . Dot mbetesh
I pa harruarr ne zemrat tona”, shkroi Liridona Shala.
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, konfirmoi sot se autori i sulmit në Loznicë, ku mbeti i vrarë një polic serb dhe u plagos një tjetër, është likuiduar. Ndonëse identiteti i të ndjerit nuk u konfirmua zyrtarisht, mediat në Beograd raportuan qysh në fillim se i vrari është Faton Hajrizi, teksa kanë publikuar pamjet e rënda ku shihet kufoma.p
Siç raporton mediumi serb Novosti, Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë Policisë.
Tutje thuhet se një vendas e raportoi se kishte parë një person me përshkrimin e MPB-së në Serbi pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.
Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë se nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë, një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.
Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, por i njëjti tha për mediat e Kosovës se nuk ka gisht në vrasje dhe se vëllai i tij, Fatoni ia ka vjedhur dokumentet personale.
Për rastin janë arrestuar edhe tre persona në Serbi.