970×90
970×90
970×90
970×90

“Si e paralajmëroi DASH pastrimin masiv të parave në Shqipëri”

“Si e paralajmëroi DASH pastrimin masiv të parave në Shqipëri”

Si e paralajmëroi DASH pastrimin masiv të parave në Shqipëri”

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Sipas tij qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.

Reagimi

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi.

Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten.

DASH konfirmonte ne raport se

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte : “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.

Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.

Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.”

Qeveria tashme eshte vendosur qartazi kunder SHBA-se dhe kunder gjithshkaje qe DASH kerkoi me force kunder pastrimit te parave qe shkaterrojne vendin.

A mund ta pranojne shqiptaret nje qeveri antiamerikane?

Sigurisht qe kurre jo.

Related posts