
Këngëtarët po i vazhdojnë performancat në Shqipëri.
Ditë më parë, Qeveria në Shqipëri mori vendim që të mbyllen klubet e natës dhe diskotekat për shkak të përhapjes së COVID-19.
Ky vendim nxiti debat në publik, pasi komuniteti artistik reaguan duke thënë se ky vendim ishte i padrejtë.
Megjithatë, artistëve po u krijohet ende mundësia që të performojnë, nëse jo në mbrëmje, atë e bëjnë gjatë ditës.
Këngëtari Yll Limani, me anë të një postimi ka konfirmuar se do të këndojë në Girin e Lalëzit të dielën nga ora 15:00.
Po ashtu, reperi Majk me anë të një postimi bëri të ditur se do të performojë në një lokal në Shëngjin, edhe ai të dielën.

