
Pas shumë përpjekjeve dhe reformave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot hapin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, këtë ditë e ka vlerësuar si historike, duke thënë se të dy vendet kanë bërë reforma të mëdha.
Në një konferencë për medie, para nisjes se konferencës së parë ndërqeveritare, ajo ka thënë se hapja e negociatave për anëtarësim është sukses i popujve të të dy shteteve.
“Është suksesi juaj i qytetarëve tuaj që keni punuar shumë për të arritur deri këtu dhe keni treguar përkushtim për vlerat tona, këmbëngulje, keni pasur besim tek procesi drejt BE-së, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma. Ju i keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm për rrugën drejt BE-por për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë ajo gjatë konferencës ku i pranishëm ishte kryeministrin e Çekisë, Petr Fjala, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Pas konferencës sot, komisioni dhe ekipet negociuse do fillojnë punën sot, shqyrtimi do jetë hapi i parë dhe do bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrat. Ne do vazhdojmë të jemi më afër në pikat kyçe, psh. Shqipëria do bashkohet për mbrojtjen civile evropiane dhe kjo do rrisë përballjen mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspektet tjera që BE të jetë aty dhe do të mbështesë sa herë që do ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriu do shqyrtojë marrëveshjen Frontex. Ju mund të mbështeteni tek ne që të gjitha ligjet të përkthehen në gjuhën maqedonase. Pika e tretë. Përfitimet do të vijojnë teksa keni rrugën BE, do ketë rritje investimesh, bashkëpunime në pikat kyçe, punësime të reja, mundësi të reja, për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj”, ka thënë ajo.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Do të ia nisja me falënderime dhe padyshim që dua të falënderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe të palodhur që të mbërrinim në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Shumë faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka thënë se sot po hapin perspektiva të reja për shtetin maqedonas.
“Në prag të Konferencës Ndërqeveritare me të cilën hapim negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë miqtë tanë të Bashkimit Evropian, për mbështetjen, përfshirjen dhe përkushtimin e tyre në integrimin evropiane të vendit tonë. Përkushtimi i tyre ishte vendimtar që ne sot në Bruksel të bëjmë hapin e parë që do të na çojë drejt anëtarësimit të plotë në Union”, ka deklaruar Kovaçevski.
Hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim bëhet sot në tryezën e parë ndërqeveritare, e cila fillon në ora 11:00.
Pas kësaj tryeze, do të mbahet edhe një tryezë e dytë në nivel teknik.
Rrugëtimi i Shqipërisë
Shqipëria, e cila sot pritet t’i hap bisedimet negociatat për anëtarësim me BE-në, Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit e ka nënshkruar para 16 viteve. Ndërsa statusin e vendit kandidat e ka marrë para 8 viteve.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në krah të tij do të jenë dhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë proces.
Takimi i tryezës pritet të zgjasë 90 minuta, kurse pas tij do të ketë një konferencë për shtyp. Delegacioni i BE-së drejtohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, shefi i diplomacisë ceke, vend i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell si dhe Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ndonëse në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e saj, u desh të pritej edhe dy vjet të tjera, e kjo për shkak se disa vende të bllokut kërkonin ta shihnin Tiranën dhe Shkupin të avanconin bashkë drejt Bashkimit Europian.
Pas fillimit të negociatave do të nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim dhe mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet në Kushtetutë.
Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë vije pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas ka miratuar propozim francez, i cili mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.
Bisedimet e vërteta për kapitujt e BE-së do të nisin vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën, duke përfshirë aty bullgarët si të barabartë me popujt e tjerë.
Propozimi francez parashikonte kapërcimin e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike.