970×90
970×90
970×90
970×90

Shoferi nga Kosova shkon me pushime në Durrës, por askush nuk e di më fatin e tij

Shoferi nga Kosova shkon me pushime në Durrës, por askush nuk e di më fatin e tij

Skender Rama erdhi te pushoje me nje grup shoferesh prej 44 vetash, po pasditen e djeshme ka dale nga hoteli dhe nuk eshte kthyer me. Miqte e tij kane bere denoncimin ne policine e Durresit, e cila ka publikuar foto te tijen dhe nje numer kontakti per kedo qe e sheh.

Njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit
të Kavajës dhe nuk është kthyer më.


Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

Related posts