
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka takuar mërgatën e Junikut i cili për ta, ka organizuar koktej rasti dhe koncertë me këngëtarët e estradës, shkruan Gazeta Projekti.
Shehu me një fjalë rasti ka thënë se sakrifica dhe kontributi i mërgatës së Junikut ka qenë dhe mbetet krucial për të gjithë banorët e Komunës së Junikut.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”
Të dashur junikas,
Sot është mbajtur koncerti i organizuar nga Komuna e Junikut për nder të mërgimtarë junikas që po qëndrojnë në Junik gjatë sezonit veror.
Sakrifica dhe kontributi i mërgatës së Junikut ka qenë dhe mbetet krucial për të gjithë banorët e Komunës së Junikut.
Të dashur mërgimtarë, ju faleminderit për të gjitha kontributet e juaja për Junikun. Ju lutem mos hezitoni që në çdo kohë të parashtroni propozimet, idetë, kërkesat dhe nevojat e juaja. Komuna e Junikut dhe zyra e Kryetarit të Komunës, do të jenë të hapura për në çdo herë.
Faleminderit zyrtarëve komunal që kanë organizuar koncertin e sotëm, bizeneseve të Junikut që kanë ofruar përkrahjen e tyre si dhe artistëve që na kanë nderuar me performancën e tyre sot.
Faleminderit po ashtu mërgimtarëve junikas për pjesëmarrjen e tyre dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme.
R.Sh