970×90
970×90
970×90
970×90

SHBA do të dërgojë rreth 130 ushtarë në Kosovë

SHBA do të dërgojë rreth 130 ushtarë në Kosovë

Ata do të shërbejnë në Kosovë për 11 muaj dhe do t’i ofrojnë ndihmë KFOR-it në ruajtjen e paqes.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e pranishme në Kosovë për më shumë se 20 vjet dhe në vitet e fundit, këto forca janë komanduar nga Garda Kombëtare”, ka thënë gjenerali Max Hatson, raporton Fox17.

“Stabilizimi i këtij vendi është një angazhim i SHBA-së dhe NATO-s, prandaj Garda Kombëtare e Tenesisë ka vendosur njësi të shumta dhe personal gjatë viteve të fundit, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka thënë tutje gjenerali Hatson.

Përveç dërgimit të trupave në Kosovë, Garda Kombëtare e Tenesisë do të dërtgojë trupa edhe në Ukrainë dhe Poloni. Zyrtarët kanë thënë se në këto tre misione do të dërgohen pothuajse 1,200 ushtarë, që është numri më i madh i ushtarëve të dërguar në misione jashtë vendit, që prej vitit 2010.

Related posts