970×90
970×90
970×90
970×90

Rexhep Selimi: AAK dhe NISMA janë bërë patericë e Thaçit

Rexhep Selimi: AAK dhe NISMA janë bërë patericë e Thaçit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur akuza në drejtim të AAK’së dhe NISMA’së. Sipas tij këto dy parti janë bërë patericë e presidentit Thaçi.

Selimi duke folur rreth zhvillimeve të fundit, ai i ka thënë AAK’së dhe NISMA’së se janë bërë patericë e presidentit Hashim Thaçi, dhe se i ka pyetur se ku e kanë gjetur atë inspirim dhe motiv për ta mbrojtuar Thaçin më shumë se deputetët e PDK’së, shkruan gazetametro.net.

“As vetë deputetet e PDK’së nuk e kanë mbrojtur aq shumë Thaçin sa e keni mbrojtur ju (AAK) edhe NISMA dhe ku e gjetët inspirimin dhe motivin që ju deri dje kundërshtarët e djeshme që ju kanë nxjerrë jashtë për mu zgjedhë deputetë në mandatin e kaluar, tash jeni bërë thjesht patericë e tij”, tha Selimi duke ju përgjigjur deputetit të Muharrem Nitaj nga radhët e AAK’së.

Selimi ka thënë se nuk ka asgjë personale me presidentin Thaçi, sepse po të kishte do ta zgjidhte në mënyrë personale me të, sipas Selimit Kosova po ka problem me të.

“Nuk kam ndonjë arsye personale në kundërshtimet tona me Thaçin, unë them se kurgjo personale nuk kam me të se po të kisha pas diçka personalisht ndoshta do të kisha zgjedhur me të në mënyrë personale, unë nuk kam problem me Thaçin, Kosova ka problem me Thaçin, e tash pjesë e këtij problemi jeni bë edhe ju”, tha Selimi. /gazetametro.net.

Related posts