
Filmat në të shumtën e rasteve bazohen në ngjarje të vërteta, por në vendin tonë mungojnë të tillët për paraqitjen e luftës së fundit në Kosovë .
E , për këtë ka reaguar regjisori i njohur kosovar, Ben Apolloni përmes një postimi në Facebook.
Ai ka përmendur shembullin se si Serbia po investo në një film që kushton rreth 40 milionë euro për të propaganduar me ngjarjen qe luftësn në Kosovës, ndërsa në vendin tonë ky lloj i filmave konsiderohet demode.
“Po flitet se Serbia do te investoje ne nje film rreth 40 milion euro per te propaganduar “te verteten” e saj mbi luften ne Kosove.
Kurse ne, qe e kemi vuajtur terrorin e shtetit te Millosheviqit, filmat me teme lufte i konsideronim demode.
Te verteten nga genjeshtra e ndane edhe nje film. E, shteti Serb po i ben disa filma. Kurse ne, paçim pasul edhe per sivjet!”, ka shkruar regjisori në postim.
