
Një listë e gjatë e të famshmëve përkujtuan prezantuesin legjendar të televizionit, Regis Philbin, i cili vdiq këtë fundjavë në moshën 88-vjeçare.
“Ne e kemi thënë mjaft shumë këtë fjalë, por Regis Philbin ishte një legjendë”, ka thënë Chris Harrison, prezantuesi i “The Bachelor”.
“Ai ishte një zotëri i vërtetë. Unë jam i kënaqur që e njoha dhe një moderator televiziv që admirova dhe u nderova ta ndiqja. Ashtu si Arnold Palmer të gjithë kanë një histori të shkëlqyeshme me ‘Regis’, unë jam mirënjohës që kam timen”.
Fituesi i shumë çmimeve, William Shatner shkroi se është ‘i pikëlluar që dëgjoi për vdekjen e Philbin.
“Ngushëllimë për gruan e tij, Joy”, ka thënë ai.
Artistë të tjerë të famshëm si Billy Crystal dhe Larry King gjithashtu përkujtuan Philbin në Twitter.
Koleget e tij, Kelly Ripa dhe Kathie Lee Gifford po ashtu reaguan për vdekjen e mikut të tyre duke thënë se: “Nuk do të ketë kurrë një tjetër Regis”.
Philbin, 88-vjeçar, vdiq të premten, pak më shumë se një muaj para ditëlindjes së tij të 89-të, sipas një deklarate nga familja e tij dhënë për Fox News nga menaxheri Lewis Kay.
Prezantuesi me renome botërore me origjinë ishte shqiptar.