Nëpërmjet çdo viti, verërat sjellin një ngrohtësi frymëzuese dhe shijet e tyre karakteristike bëhen një pjesë e paharruar e stinës . Në këtë artikull, do të hedhim një vështrim në magjinë e verërave, duke eksploruar shijet e tyre unike dhe traditat që i shoqërojnë.
Nga një anë, shijet e verërave kanë një gamë të pasur dhe të shpërndarë. Verërat e bardha dhe të kuqe ofrojnë një shpërthim të freskësisë në çdo gotë. Për ata që preferojnë shijet e pjekura dhe komplekse, verërat e dërmuara dhe të egra janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Në lidhje me temen e gjerë të karakteristikave të verërave por edhe pijeve tjera, Gazeta Projekti ka bashkëbiseduar me njërin nga pronarët e “Sirius Wine”, Fidaim Reshitin i cili është ekspert dhe i shkolluar mirë në këtë fushë ku edhe mban titullin Sommelier dhe është pjesë e jurisë në konkursin internacional te verërave në Lyon ku koonkurojnë 29 shtete me verërat te tyre.
Rashiti, ka treguar për detajet se si funksiononë Sirius Wine, me tre “Wine – Shop” te ndryshme që ia kanë shtuar vlerën qyteti. Që nga aparaturat të cilat i ka sjell për klientët, pasionin e tij, përvojen mbi 30 vjeçare, si një Sommelier ekspert për degostimin e verërave, i cili jeton në mes Zvicres dhe Kosovës, çmimet e tyre ku posedojnë verëra nga 7 deri 100.000 euro.
“Ne momentalisht kemi mbi 1500 marka dhe lloje të ndryshme të alkooleve, ofrojmë zgjidhje dhe këshilla për të gjithë të interesuarit, ajo cfarë na bënë unik është se ne sugjerojmë se cila pije funksiononë më mirë, sepse jemi të specializuar në këtë fushë”, thotë Rashiti.
Ne si kompani jemi të ndarë në tri pjesë: Distribucioni ku ofrojmë komplet horeken, “Wine-Shop” ku të gjithë klientët munden me ardhë me ble dhe shitjen online qe kohën e fundit ka shpërthyer me të madhe po ofrojmë shitje në të gjithë Kosovën, psh, je në Kaqanik porositë dy shishe verë dhe ne ti sjellim, vetëm hynë në platformën tonë ose në web apo Facebook dhe ne ju sjellim deri tek vendi”, ka thënë Rashiti.
Ai, gjithashtu ka fol për cilësinë e verërave, rendësinë e tyre se cila të koonsumohet dhe te kombinohet me ushqimin.
“Kemi disa verëra të mira të bardha të cilat mund të kombinohen mirë edhe me mish të pulës edhe me mish të viçit, tek verërat e kuqe nuk duhet të shkojmë me verë që ka shumë taninë kur jemi te mishi i viçit, ndërsa te mishi i lopës preferohet pak një verë me ma prezent taninë apo më shumë alkool, qe me balancu verën me ushqimin,
Kur kemi ushqime te detit me limon apo me acidet duhet ta zgjedhim verën qe ka aciditet më të lartë ne menyrë që të bëjnë ballë njëra me tjetrin, nëse marrim një verë të lehtë dhe hajmë një ushqim të detit më shumë limon disbalanci është shumë i madh, prandaj ne e çiftezojmë verën me ushqimin ku edhe është sekreti i saj”, ka thënë disa këshilla Rashiti.
Po ashtu ai, ka shpjeguar edhe aparaturat e vendosura ne “Wine shop” te cilesisë së lartë ku mund te ruhen verërat e hapura deri në 15 ditë.
Rashiti ka folur edhe për vetdijësimin e klienteve për vererërat”
“Viteve të fundit kemi shumë konsumatorë që vijn e bëjnë degostimin të cilët ata e bëjnë vlerësimin e aromave, sa është e thatë, pra degostojmë se bashku te lokali jonë,
Rashiti ka rekomanduar edhe për verërat të cilat duhet te koonsumohen për festën e vitit të ri.
Ai ka thënë se duhet të fillojmë me një shampanjë shkumbuese, pastaj kalojmë te ajo e bardha ose te rose, pastaj mundesh me kalu te e kuqja. Pra, është një rregull që duhet të shkoni nga e lehta tek më e rënda, pastaj mund të delni tek pijet e alokolit që janë për tretjen e ushaimit, nuk mundesh me fillu me konjak pastaj me u kthy te vera sepse pastaj nuk punojne më shqisat, për orën 12:00 kemi nevojë me e hap një shampanjë sepse ajo simbolizon festat.
Ne kemi edhe sete te ndeyshme qe kemi pako me 6 lloje te verëra te ndryshme, të cilët klienti mund ti porosti tek lokalet tona.
Rashiti ka folur edhe për temperaturën e verës se sinduhet të konsumohet.
“Vera e bardhë duhet të konsumohet në 9 gradë jo më 5 gradë, nën 5 gradë mbyllet aroma dhe nuk mund të përdorim me sepse verëra është substancë e gjallë.
Tek verërat e kuqe rekomandojmë te shumica e tyre të konsumohen në 19 grade, ftofja e verëres then aromat dhe nuk është e mirë.
Verërat duhet te ambientohen në ambientin, pra verërat duhet te ruhen në 14 gradë gjithmonë.
Mos ta harrojmë se për koonsomimin e verërave janë të rendësishme edhe gotat, ne posedojme gotat e mira nga ridielli e cila është kompani lider qe e punojnë gjithqka manual me dorë, prandaj ne rekomandojmë edhe gotat se si duhet me i sherby verërat. Kjo eshte edhe rendesia e Siriusit qe ne vazhdimisht japim keshilla per klientet tone. Ne ndajmë pasionin me klientelen”, ka thënë njëri nga pronaret Fidaim Rashiti.