Shumica e rrugëve në kryeqytet janë të dëmtuara kurse vonesat për riparimin e tyre po u shkaktojnë probleme të mëdha qytetarëve.
Ata thonë se përveç dëmeve materiale në automjetet e tyre ata po ndihen të rrezikuar edhe nga automjetet që mundohen të mënjanojnë gropat.
Qytetarët ankohen edhe për cilësinë e dobët të asfaltit.
Kurse, ekspertët e rrugëve thonë se ka mungesë së kontrollimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
Komuna e Prishtinës në një përgjigje të shkurtër elektronike arsyetohet se gropat në rrugë janë shkaktuar nga mjetet e rënda dhe nga kripa e hedhur gjatë stinës së dimrit.
Lidhur me gjendjen në rrugët e kryeqytetit dhe zvarritjen e meremetimit të tyre zyrtarët komunalë shpesh janë arsyetuar me çështjen e procedurave të tenderëve për këtë fushë.