970×90
970×90
970×90
970×90

QKUK-ja bëhet me pajisje të reja në vlerë 3.5 milionë euro

QKUK-ja bëhet me pajisje të reja në vlerë 3.5 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, do të vizitojë nesër (e hënë), Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku së bashku me drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu do të bëjnë dorëzimin e dhjetëra pajisjeve të reja të blera për klinikat e QKUK-së.

Pajisjet kapin shumën prej 3.5 milionë euro që janë ndarë për pajisje për këtë vit.

Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili do të bëjë, gjithashtu, edhe shpalosjen e planit për modernizimin e pajisjeve në QKUK dhe shërbimet që janë ri-funksionalizuar me sigurimin e këtyre pajisjeve.

Related posts