970×90
970×90
970×90
970×90

Punëtorët e ndërtimtarisë marrin pagë më të ulët se minimalja

Punëtorët e ndërtimtarisë marrin pagë më të ulët se minimalja

Paga minimale në Kosovë e cila varion nga 130 deri në 170 ndonëse e ulët, në disa raste punëtorët në sektorin privat thuhet të marrin pagë edhe më të ulët se kjo.

Nga hulumtimet që kanë bërë edhe disa nga organizatat ekonomike në Kosovë dhe ankesat që janë paraqitur në Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është identifikuar se në tregun e punës punëdhënësit paguajnë punëtorë edhe me pagë më të ulët se ajo që është e përcaktuar si pagë minimale.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Avni Ajdini, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë thotë për Radion Evropa e Lirë se punëtorëve në Kosovë, në veçanti në sektorin privat po iu shkelen të drejtat e tyre nga punëdhënësit.

“Në sektorin privat punohet 12 orë dhe punëtori paguhet për 8 orë dhe për numrin e orëve që ai punon paguhet më pak se paga minimale. Paga minimale mund të jetë edhe më e ulët se 130 euro dhe kjo zakonisht ndodh në sektorin e pastrimit”.

“Ankesa të punëtorëve ka por ato më shumë janë në formë diskutimi, por jo në mënyrë të shkruar pasi që me shkrim frikësohen t’i japin për shkak të problemeve që mund t’i kenë pastaj me punëdhënësin”, thotë Ajdini.

Arbeni i cili punon në një kompani private në sektorin e mirëmbajtjes, thotë se paguhet jo më shumë se 100 euro në muaj.

“Unë punoj në sektorin privat si mirëmbajtës në objekte. Gruaja ime nuk punon. Jetojmë me standard shumë të ulët. Paga ime nuk është aspak e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet mujore të ushqimit dhe për faturat e shërbimeve komunale të cilat e rëndojnë shumë buxhetin. Më këtë pagë prej 100 euro është vështirë të ja dalësh pa borxhe”, thotë ai.

Përfaqësues të cilët mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë thonë se në vazhdimësi ka ankesa që vinë nga punëtorët të cilat marrin pagë më të ulët se minimalja.

Ajdini thekson se paga minimale e cila është tani në Kosovë është e ulët dhe se kjo duhet të shënojë rritje.

“BSPK ka aprovuar në Këshilln Ekonomik Social një pagë minimale 250 euro, por qeveria e cila na ka premtuar se kjo do të realizohet nga janari deri më tani nuk e ka futur në fuqi këtë vendim. Ne jemi që paga minimale të jetë 250 euro dhe nuk tërhiqemi nga ky vendim”, thotë Ajdini.

Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.

Sipas Ligjit të punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare (neni 57).

Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit thotë për Radion Evropa e Lirë se si anëtarë të Këshillit Ekonomik Social kanë kërkuar që paga minimale të jetë 200 euro dhe që punëtorët të mos paguhen nën këtë pagë minimale.

“Ne si AKB kemi kërkuar që paga minimale të jetë 200 euro pasi që kemi pasur parasysh edhe efektet tjera që mund të ndikojnë siç është punësimi pastaj efektet që mund t’i kenë bizneset dhe investitorët. Paga minimale aktuale deri në 170 nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e një familje”, thotë Ajdini.

Pavarësisht trendëve ekonomike në të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtyre viteve, paga minimale ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas të dhënave të Agjenicsë së Statistikave të Kosovës të muajit korrik është më i lartë për 1,2 për qind krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit

Related posts