970×90
970×90
970×90
970×90

Punësimet partiake nuk kanë të ndalur, me të madhe po ndodhin edhe në Qeverinë Haradinaj

Punësimet partiake nuk kanë të ndalur, me të madhe po ndodhin edhe në Qeverinë Haradinaj

Një numër i madh i qytetarëve janë punësuar muajve të fundit nëpër ministri, nëpër institucione të pavarura, por edhe nëpër ndërmarrje publike me kontrata mbi vepër, duke i shmangur direkt procedurat ligjore të parapara me ligj.

Kjo formë e punësimit po ashtu ishte aplikuar edhe gjatë vitit të kaluar gjatë qeverisjes së vendimit nga dy partitë më të mëdha politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjatë vitit që lamë pas Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se pjesa dërrmuese e institucioneve që marrin para nga buxheti i shtetit ka punësuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve me kontrata për shërbime të veçanta, duke i shmangur procedurat e parapara me ligj.

Related posts