970×90
970×90
970×90
970×90

Protestë masive në Beograd kundër minierave të litiumit, Vuçiq thotë se po përgatitet puç

Protestë masive në Beograd kundër minierave të litiumit, Vuçiq thotë se po përgatitet puç

Kryeqyteti serb Beogradi u pushtua këtë të shtunë në mbrëmje nga mijëra protestues kundër hapjes së minierës së litiumit. Drejtuesit e shoqatave për mbrojtjen e mjedisit deklaruan se ka përfunduar

Afati 40 ditor që i kishin caktuar Qeverisë së Serbisë për të miratuar Ligjin për ndalimin e përhershëm të kërkimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit në Serbi.

Protestuesit në qendër të Beogradit hodhën parrullat “heshtja është tradhti”, “nuk e japim Jadarin” dhe “fitimi nuk është më i rëndësishëm sesa jeta”. Sipas tyre nxjerrja e litiumit do të shkaktonte pasoja të pakthyeshme për ambientin.

Organizatorët e protestës njoftuan bllokada shumëditore të rrugëve të kryeqytetit serb dhe në të gjithë vendin. Ata kanë bërë të ditur se para protestës ishin thirrur për intervistim nga shërbimet sekrete serbe.

Protestat kundër minierave të litiumit janë mbajtur në disa qytete në Serbi prej disa javësh.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë gazetarëve se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar për përgatitje të trazirave masive në Serbi, dhe që qëllimi kryesor është një puç dhe përmbysja e udhëheqësisë së shtetit”.

Vala e re e protestave vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të 16 Korrikut, për të rifilluar projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pas pezullimit në vitin 2022.

Më 19 Korrik, Qeveria serbe nënshkroi një “Memoradum për lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parasheh një zinxhir të plotë prodhimi prej minierës së litiumit në Jadar, që përdoret për prodhimin e baterive për makinat elektrike

Related posts