970×90
970×90
970×90
970×90

“Po na udhëheqin persona që bota i vlerëson si kriminelë të jashtëzakonshëm”

“Po na udhëheqin persona që bota i vlerëson si kriminelë të jashtëzakonshëm”

Njëri prej organizatorëve të protestës, Shkëlzen Gashi, u shpreh se Kosovën po e udhëheqin disa persona që bota i vlerëson si kriminelë të jashtëzakonshëm.

“Sot na udhëheqin persona që bota i vlerëson si kriminelë të jashtëzakonshëm, për të cilët e ka krijuar edhe Gjykatën Speciale”, ka thënë Gashi.

Ai ka akuzuar kryeprokurorin Lumezi për bashkëpunim me politikanë dhe ka kërkuar që të pastrohen listat e veteranëve të luftës.

Po ashtu ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për deklaratat e tij fyese ndaj qytetarëve që nuk kanë luftuar në vitet 1998-99. Ka thënë se Haradinaj është kryeministër primitiv.

“Çka me pritë prej një kryeministri që ofendon prokurorin e shtetit dhe për më shumë ofendon edhe mbi një milion qytetarë të shtetit të vet, që kanë qenë të depërtuar me dhunë prej forcave serbe? Çka me pritë prej një kryeministri që mendon se veç ata që kanë luftuar me armë në dorë, janë patriota? Ky është veç një kryeministër primitiv. Një kryeministër me tru në muskuj”, ka thënë njëri prej organizatorëve të protestës”, u shpreh anëtari i shoqërisë civile, Shkelzen Gashi.

“Për këto 20 vjet, këta politikanë që i kemi në pushtet, me ose pavetëdije – e më përpara me vetëdije – e kanë realizu qëllimin kryesor të Sebrisë në raport me Kosovën. Shumicës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës kanë arritur me ia gërrdit aq shumë Kosovën, sa që me pas mundësi me lëshu Kosovën, nuk kthehen më kurrë”, ka thënë ai.

Related posts