Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e një punonjësi të administratës që, me fakte dhe foto, flet sesi paratë e Buxhetit i janë vënë dispozicion forcës politike në pushtet bashkë me nëpunësit e saj.
Berisha shkruan: “Agjensia shtetërore, 500 milionë lekë për FRESH-in në Jalë!” dhe fton për t’iu referuar mesazhit të “nëpunësit dixhital”.
Denoncimi
“Mirëmëngjes Doktor Berisha!
Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi shpenzon 500 milionë lekë në vit për 72 punonjës, që i nxjerr në terren për ligjin e administratorit dhe nuk paraqiten në punë, por këto ditë të nxehta bëjnë plazh në Jalë, ndërkohë që duhet të ishin në punë. Për mos t’i hyre rezultateve në punë, që i kanë zero….
Ky është një skandal. Militantët e partisë paguhen nga buxheti i Bashkisë së Erion Veliajt dhe nuk paraqiten në punë. Kjo goca është kordinatore grupi tek Bashkëpronësia; tani ndodhet në Jalë me kryetarin e FRESSH-it. Për të mos thënë që këtu ka edhe punonjës me shkollën e lartë në proces”.