970×90
970×90

Përparim Rama: E drejta triumfon – Gjykata e Apelit i jep të drejtë Komunës së Prishtinës për Sheshin “Xhorxh Bush”

Përparim Rama: E drejta triumfon – Gjykata e Apelit i jep të drejtë Komunës së Prishtinës për Sheshin “Xhorxh Bush”

 

Në një vendim të rëndësishëm për të ardhmen urbane të kryeqytetit, Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e Komunës së Prishtinës, duke anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim. Këtë lajm e ka bërë publik Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka cilësuar vendimin si fitore të ligjit, interesit publik dhe vizionit për një qytet modern, shkruan Gazeta Projekti.

“Ky vendim vërteton se kemi vepruar drejt dhe në përputhje me ligjin dhe interesin qytetar. E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon këmbësorëve, jo makinave,” – theksoi Kryetari Rama.

Statusi i plotë i tij:

E DREJTA TRIUMFON – GJYKATA E APELIT APROVON ANKESËN E KOMUNËS SË PRISHTINËS, PËR SHESHIN “XHORXH BUSH”

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen për rishqyrtim.
Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.

E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE.

Krejt kjo në përputhje me standardet e BE-së, paralel me praktikat më të mira evropiane dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Shndërrimi i një rruge në shesh publik nuk është vendim momental, por strategji afatgjatë për zhvillim urban, mbrojtje të mjedisit dhe përmirësim të cilësisë së jetës!

📌 Reduktimi i ndotjes së ajrit nga PM10 dhe NO2 nuk është çështje komoditeti – është çështje shëndeti publik.

📌 Hapja e qytetit për këmbësorët nuk është çështje estetike – është çështje sigurie dhe barazie sociale.

📌 Zhvillimi i një hapësire publike për këmbësor në vend të një korridori trafiku nuk është eksperiment – është standardi i domosdoshëm i qyteteve që duan të ecin përpara.

Ne do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik!

Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojne se koha e BLLOKADAVE të jashtligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon!

Related posts