970×90
970×90
970×90
970×90

Përfundon takimi maratonik i Vuçiqit me Listën Serbe

Përfundon takimi maratonik i Vuçiqit me Listën Serbe

Takimi i cili u zhvillua në Beograd mes Vuçiqit dhe Listës Serbe ka përfunduar pas më shumë se katër orësh, mëson Tanjug.

Për takimin nuk ishte paralajmëruar më parë e as për temën për të cilën kanë diskutuar, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sipas medieve serbe, tema e diskutimit ishte zhvillimi i ngjarjeve në Kosovë dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ndryshe, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës ku kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi si dhe për koordinimin në favor të mbrojtjes së interesave të Serbisë.

Madje, përfaqësuesit serb, të prirë nga lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i ofruan mbështetje të plotë presidentit serb, Alekandër Vuçiq, dhe lidershipit serb në përgjithësi.

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova i ofruan përkrahje të plotë presidentit serb Aleksandër Vuçiq, dhe qeverisë serbe në përpjekjet e tyre për t’i zgjidhur problemet në Kosovë duke gjetur një zgjidhje kompromisi që do ta garantonte mbijetesën dhe zhvillimin e serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe..

“Ata po ashtu kanë treguar pikëpamjen e tyre në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku nuk ka nevojë që të refuzohet ndonjë temë e diskutimit dhe që zgjidhja duhet të kërkojë që të merren në konsideratë interesat afat-gjatë të Serbisë dhe popullit serb si tërësi, ka thënë Zyra e KiM në një deklaratë”.

Related posts