970×90
970×90
970×90
970×90

Përfundon bastisja e Policisë në pesë lokacionet në veri për sulmin terrorist në Banjskë

Përfundon bastisja e Policisë në pesë lokacionet në veri për sulmin terrorist në Banjskë

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj Policisë në Banjskë.

“Ka përfunduar bastisja në pesë lokacionet. Për detajet tjera, do të dalim më vonë me komunikatë”, ka thënë Elshani.

Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

“Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare.

Në duart e policëve janë parë, sipas mediave lokale, qese letre në të cilat s’dihet se cfarë ka.

May be an image of 2 people, jeep, car and road
May be an image of 1 person, all-terain vehicle, jeep, golf cart and text

Ministri Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga droni para dy ditësh, ku shihet Radojiciq bashkë me terroristët tjerë te Manastiri i Banjskës. Sveçla ka thënë se Radojiçiqi është udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku.

Këto urdhër kontrolle, Policia ka thënë se janë zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related posts