
Portieri italian Gigi Buffon ka vendosur të dalë në pension.
Ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar, mediat italiane raportojnë se vendimi tashmë është marrrë.
Buffon, që akoma kishte një kontratë me Parmën, ka vendosur që t’i japë fund aktivitetit të tij, pa ndonjë implikim.
Kësisoji, karriera e tij futbollistike përfundon në ekipin ku edhe kishte nisur. Filloi të luante për Parmën, në nëntor të vitit 1995, dhe në moshën 45 vjeçare po e përmbyll po aty.
Portieri italian luajti edhe për Juventusin dhe Paris Saint-Germain. Në karrierën e tij numëron dhjetë fitore të ligave, shtatë fitore në “Super Cup”, dhe pesë kupa të tjera me ekipin kombëtar të Italisë.
Ndonëse nuk parashihet që të luajë më si portier, Buffon në të ardhmen ka gjasa ta shohim si trajner të ndonjë ekipi.