E kemi provuar pothuajse të gjithë: të presim përgjigjen e njeriut që na pëlqen. Ndonjëherë, është gati-gati e mundimshme.
Ai nuk kthen, dhe zhytemi në rrethin vicioz të mendimeve: ‘Mos ndoshta nuk i pëlqej’, ‘Nuk i interesoj?’ ‘S’gjen as dy sekonda për një ‘Si je?’ Dhe ndonjëherë, përgjigja e tij, edhe pse e vonuar, na bën t’i harrojmë të gjitha.
Por ja çfarë tregon koha që i duhet zakonisht për t’ju kthyer? Lexoni më poshtë:
Kur ai ju kthen menjëherë
Është e qartë; ai është shumë i dhënë pas jush! Ju jeni një prej prioriteteve të tij. Por a ju pëlqen ju? Apo ju duket pak si tepër ‘i ngjitur’? Në këtë rast, është në dorën tuaj.
Nëse ju kthen pas disa minutave
Ju i pëlqeni. Ai nuk ngulet tek telefoni tërë ditën, por e kontrollon atë herë pas here sepse pret përgjigjen tuaj.
Nëse ju kthen një orë më vonë
Edhe në këtë rast ju i pëlqeni, megjithatë mund të jetë lloji i njeriut që nëse ndihet i lodhur mendërisht, kërkon të shkëputet prej komunikimit. Por sapo është më i qetë, ai kthehet tek biseda me ju.
Nëse një herë ju kthen menjëherë ndërsa herën tjetër, vonon një ditë të tërë
Ju bën të ndiheni si më e rëndësishmja për të, ndërsa ditën tjetër, ju dëshpëron mendimi se nuk do t’ia dijë. Ka gjasa të jetë pikërisht kështu: ai nuk është i qëndrueshëm në ndjenjat për ju dhe mund të jetë në përgjithësi një njeri që nuk e di çfarë do.
Nëse ju kthen të nesërmen
Nuk do të thotë gjithmonë se nuk i pëlqeni. Sidoqoftë, tregon që ai është mjaft natyrë e ftohtë, dhe mund të bëjë edhe pa ju.
Nëse ju kthen disa ditë më vonë
Në botën ku jetojmë tani, shumica e njerëzve e mbajnë telefonin në dorë tërë ditën. Ndaj vështirë t’i ketë shpëtuar SMS-ja e dërguar prej jush. Ndaj themi se ose ai po përpiqet të bëjë interesantin (dhe po e tepron) ose thjesht, nuk i pëlqeni.
Nëse kujtohet për ju pas shumë, shumë kohësh
Nëse nuk e keni harruar siç ai ju ka harruar ju, bëni mirë ta harroni sa më shpejt!