970×90
970×90
970×90
970×90

Partia “Guxo” i fshehi të hyrat dhe shpenzimet për vitin 2023, KQZ e gjobitë me 4000 Euro

Partia “Guxo” i fshehi të hyrat dhe shpenzimet për vitin 2023, KQZ e gjobitë me 4000 Euro

Partia “Guxo” është gjobitur me 4 mijë euro për fshehje të të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2023, nga Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në vendimin e KQZ’së thuhet se kjo parti ka raportuar se nuk ka pasur asnjë shpenzim e as të hyrë gjatë vitit të kaluar, duke mos e përfshirë kështu lokalin që e ka shfrytëzuar si zyrë për selinë qendrore.

“Subjekti politik edhe pse ka raportuar që nuk ka pas asnjë shpenzim as të hyrë, gjatë vitit 2023, nga verifikimi i dokumentacionit të dorëzuar në Zyrë, konstatohet se subjekti politik ka shfrytëzuar një lokal si zyrë për selinë qendrore gjatë vitit 2023, por të njëjtin nuk e ka pasqyruar si të hyrë nga kontributi në natyrë, në mallra dhe shërbime, por as si shpenzim nga qiraja”, thuhet në vendim.

Pagesën e kësaj gjobe, partia që udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja dhe Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe Ministri Faton Peci, duhet ta paguajë brenda 30 ditësh.

“Subjektit politik GUXO, i shqiptohet gjoba në vlerë katër mijë (4,000) euro për shkeljen e nënparagrafit 4, paragrafi 6 i nenit 21 të LFSP. Subjekti politik GUXO, obligohet që brenda tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të këtij vendimi, të paguajë shumën e gjobës së shqiptuar sipas pikës 1 të këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrë një kopje të fletëpagesës së gjobës së paguar.  Subjekti politik obligohet që në pasqyrat financiare për vitin 2024, të cilat dorëzohen jo më vonë se data 01.03.2025, t’i paraqes dëshmitë për shfrytëzimin e zyrave, që përfshinë selin qendrore dhe degët nëpër komuna, nëse kanë”, thuhet në vendim.

Related posts