970×90
970×90
970×90
970×90

Panairi më i madh në vend i fushës së agrobiznesit AGROKOS, çelësi i promovimit të prodhimeve vendore

Panairi më i madh në vend i fushës së agrobiznesit AGROKOS, çelësi i promovimit të prodhimeve vendore

Në vitin e 18të të organizimit të tij panairi AGROKOS, po vjen me risinë më të madhe për të gjithë ekspozuesit në këtë panair, platformën B2B për 365 ditë. Kjo platformë ka për qëllim që gjatë gjithë vitit të ndihmoi të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë jashtë vendit.

Përgatitjet për panairin AGROKOS i cili do të mbahet nga data 17-19 Tetor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë tashmë kanë filluar. Si panairi më i madh në fushën e agrobiznesit AGROKOS, shquhet për promovimin e prodhuesve vendorë dhe prezencën e madhe të kompanive të huaja. Një prezencë e tillë e kompanive në këtë hapësirë kaq të kërkuar të biznesit, nuk ka si të rezultojë ndryshe përveç në rritjen e klientelës të kompanive ekspozuese, marrëveshjeve të reja afariste me partnerë si dhe rritjen e shitjes në përgjithësi jo vetëm në tregun kosovar por edhe më gjerë.

Risi tjetër në edicionin e sivjetmë të panairit AGROKOS, do të jenë edhe dy pavijone të tëra me prodhimet Bio dhe Hallall. Të gjithë adhuruesit e këtyre ushqimeve, duke vizituar panairin do të kenë rastin të i shijojnë ato dhe të informohen më shumë me efektet e tyre pozitive në organizëm.
Poashtu, panairi i sivjetmë i agrobiznesit AGROKOS për ekspozuesit do të organizojë edhe seminare ku do të diskutohen tema me interes për kompanitë ekspozuese, me qëllim të rritjes së kualitetit të tyre të vazhdueshëm.

Panairi AGROKOS, përgjatë tërë këtyre viteve ka ndikuar në stimulimin e zhvillimit të bujqësisë duke kontribuar pashmangshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe uljen e papunësisë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës.

Related posts