970×90
970×90
970×90
970×90

PAMJET E RENDA nga shpërthimi në Tiranë

PAMJET E RENDA nga shpërthimi në Tiranë

Një shpërthim i fuqishëm në një dyqan me celularë pranë Drejtorisë së higjienës në Tiranë, ka lënë të plagosur një djalë të ri, punonjës në dyqani.
Shitësi ka hapur dyqanin, është ulur në tavolinën e punës, kur është përballur me shpërthimin e fuqishëm.

Policia tha se nuk bëhet fjalë për lëndë eksplozive tritol, por pritet të sqarohet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim të fuqishëm.

Djalit i kanë ardhur në ndihmë shumë qytetarë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

I plagosuri është transportuar për në Spitalin e Traumës ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Këto janë edhe disa foto nga vendngjarja.

Ku shihet se si djali, i cili është 26 vjeç, është lënduar nga shpërthimi, kryesisht në këmbën e tij të djathtë dhe në fytyrë. /Express

Related posts