Pamje nga aksidenti i tmerrshën në Mitrovicë, ku vdiq një 20 vjeçar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë rreth orës 22:00 në Mitrovicë, ku një i ri 20 vjeçar ka humbur jetën.
Nga ky aksidentë i rëndë ka mbetur i vdekur R.A, 20 vjeçar i cilit ishte si pasagjer në veturë, ndërsa nga ky aksident shoferi i automjetit ka mbetur vetëm i lënduar ku edhe po trajtohet në QKUK.
“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrokulliset disa herë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.
Zahiti ka potencuar se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.