Milioneri kosovar, që në Qeverinë e Kosovës mban postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm ka udhëtuar për në Vjenë.
Por, ai këtë udhëtim nuk e ka bërë për ndonjë takim zyrtarë, por për ta festuar ditëlindjen e tij, transmeton lajmi.net.
Pacolli siç ka njoftuar në Facebook, këtë udhëtim e ka bërë më familjen e tij, me aeroplanin privat.
“Vetëm për një ditë, për ditëlindjen time, në Vjenë!”, ka shkruar Pacolli.