970×90
970×90
970×90
970×90

Pacolli, Daçiqit: Shtetësia e Kosovës është punë e kryer

Pacolli, Daçiqit: Shtetësia e Kosovës është punë e kryer

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Evropian dhe Britanisë së Madhe në Sarajevë.

Pacolli në këtë takim i ka thënë homologut serb, Ivica Daçiq se çështja e pavarësisë së Kosovës është punë e kryer.

“Shtetësia e Kosovës është diçka e kryer. Ne do të jemi bashkë në Sofje, si gjithë shtetet e tjerë të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian (BE)”, ka thënë Pacolli.

Më tutje, Pacolli ka folur për liberalizim e vizave për Kosovën, zonën e lirë ekonomike ndërkufitare midis veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë dhe për heqjen e bllokadës serbe për linjën e iinterkoneksionit me Shqipërinë.

Related posts