Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani ka thënë se Nauseda është përkrahës i palëkundur i Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, ka shkruar Osmani.