970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani e Rama takohen në Uashington

Osmani e Rama takohen në Uashington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington, në margjina të Samitit të  NATO-s është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Shkruan Gazeta Projekti.

Osmani ka thënë se me Ramën kanë disktuar për koordinimin e qëndrimeve dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova sa më parë t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Osmani.

Osmani shkoi në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-të është gurthemel për stabilitetin.

Blinken, në fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij.

Presidenca e Kosovës ka publikuar këtë pjesë të fjalimit

Related posts