970×90
970×90
970×90
970×90

O’Brien i jap mbështetje Kosovës në Washington

O’Brien i jap mbështetje Kosovës në Washington

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur  me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë SHBA është krenare për mbështetjen për Kosovën. Shkruan Gazeta Projekti.

O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe SHBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien.

p

Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me SHBA-të është gurthemel për stabilitetin.

Blinken, në fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij.

Presidenca e Kosovës ka publikuar këtë pjesë të fjalimit.

Related posts