970×90
970×90

Norvegjia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Norvegjia mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

Me këtë rast ambasadori Per Strand Sjaastad ka përgëzuar zëvendëskryeministrin Pacolli për punën e palodhshme që po bën për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori dhe zëvendëskryeministri zotuar për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe bashkëpunimin dypalësh me fokus të veçantë në diplomacinë publike, energji, investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian.

Related posts