Autoritetet detare në Durrës njoftuan se sonte në orën 21:05 u njoftua salla e QNOD-së se nje mjet me flamur shqiptar me 4 persona ne bord ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës se Haxhi Alisë ne Karaburun.
Me shpejtësi u njoftua Policia Kufitare dhe Kapiteneria të cilat organizuan operacionin e kërkim shpëtimit.
Mjeti i policisë kufitare pas kërkimit në shpellë dhe në tokë arriti t’i gjejë personat. Të katër personat ishin shëndoshë e mirë dhe kishin dalë në tokë pasi anija ishte zhytur në ujë.