970×90
970×90
970×90
970×90

Në Komunën e Junikut vetëm tre persona janë testuar për koronavirus

Në Komunën e Junikut vetëm tre persona janë testuar për koronavirus

Komuna e Junikut mbetët një ndër komunat e vetme që nuk është prekur nga virusi Covid-19.

Kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi, në një intervistë për Insajderin tha se ky rezultat ka ardh nga bashkëpunimi i institucioneve me qytetarët.

Komuna e Junikut testoi vetëm tre raste të dyshimta që më pas dolën negative, e nga atëherë nuk është testuar asnjë qytetar.

“Janë testuar vetëm tre raste të dyshimta në Komunën e Junikut të cilat u dyshuan se ishin të infektuar me virusin Covid-19 por më pas dolën negative. Deri më tani nuk është testuar më asnjë qytetarë që mendoj se është gabim dhe se duhet bërë sa më shumë teste”, ka thënë Kuçi.

Kujtojmë që perveç Junikut janë edhe gjashtë komuna tjera disa me shumicë serbe që nuk janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Related posts