Sot në Kosovë po qëndron Ndihmës Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell. Ai së pari u takua me presidentin Thaçi ku edhe mbajti një konferencë për media. Kurse takim zhvilloi edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, por me dyer të mbyllura.
Nga konferenca me presidentin Thaçi, diplomati amerikan u tregua i prerë për temat e mëdha që po cilësohen në Kosovë, duke konfimruar përkrahje për Kosoven,
Ndihmës sekretari i shtetit kishte konfirmuar përkrahjen dhe mbështjen e ShBA-ve edhe më herët gjatë ceremonisë së betimit te tij ne këtë pozitë. Kohë më parë zv. Ambasadori i Kosovës në ShBA, z. Frymëzim Isufaj përmes rrjetit te tij në twitter kishte uruar Nd. Sekretarin per Europe, z. Mitchell ku ky i fundit i kishte konfirmuar diplomatit kosovar se SHBA do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe së shpejti do te vizitoje atë. //Gazeta Projekti//