Moti i keq i kësaj të hëne në Shqipëri jo vetëm që ka shkatërruar e sjellë dëme të mëdha në vend, por ka marrë dhe jetën e një 21 vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lazarat. Xhuliano Koçiu, 21 vjeç, ishte duke kullotur bagëtitë kur një rrufe e ka goditur për vdekje.
I riu është transportuar për në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Këtë të hënë në Shqipëri reshjet e shiut kanë goditur fuqimisht vendin duke shkaktuar dëme serioze në shumë qytete. Vdekja e 21 vjeçarit shënon dhe rastin e parë tragjik të ardhur pikërisht nga moti, i cili duket sikur është çmendur.
Në shumë qytete bregdetare reshjet e shiut kanë bllokuar qarkullimin si dhe kanë përmbytur rrugët.
Në Shkodër reshjet kanë kaluar nën tarracën e Spitalit duke shkaktuar dëme serioze, kurse në qytete si Fieri dhe Berati, stuhitë e rës kanë hedhur në tokë pemë e kanë dëmtuar një sërë biznesesh./Gazeta Express