970×90
970×90
970×90
970×90

Morena e zhgënjyer me miqtë e saj

Morena e zhgënjyer me miqtë e saj

Gjatë javës së kaluar në mediat turke u raportua se është grabitur shtëpia e Morena Tarakut.

Këngëtarja me origjinë nga Peja njoftoi gjithashtu fansat përmes rrjeteve sociale, duke publikuar pamjet e shtëpisë si dhe dëmet që ia shkaktuan.

Në detajet e mëtejshme u mësua se hajnat kanë marrë afro 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja shqiptare së fundmi ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.

“Dhe ndër vite e kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde të ngushtë sepse askujt tjetër nuk i intereson”, tha fillimisht Taraku.

Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e këngës “Alexander” tutje shtoi: ”Edhe faleminderit për gjithë ata që më shkruan dhe u kujdesën për mua dhe gjendjen time por edhe ata që nuk u kujtuan as një sms të vogël që të më ngushëllonin kështu që nuk më duhet të iu mbaj ‘follow’ e t’iu shoh jetën fake që e keni”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shyqyr që ika në Kosovë për 15 ditë e pashë kush më thirri me ma qit një kafe a një drekë. Sa bukur e shtëpia ime në Turqi ishte e hapur gjithmonë për të gjithë. Hotel mori. “Kanë thënë njeriu sa jeton mëson”, përfundon shkrimi i 30 vjeçares. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram

Related posts