Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për lirimin e masave në Kosovë.
Në mesin e lehtësimit të masave është përfshirë edhe hapja e aeroportit dhe lejimi i disa fluturimeve. Me këtë rast është rekomanduar edhe testi negativ për Coronavirus.
Mirëpo, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ky test është i rekomandueshëm, mirëpo nuk është obligativ.
p“Ju kemi rekomandu qytetarëve që ta bëjnë testin por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, u shpreh Zemaj.