Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë së shpejti sektori shëndetësor do të ketë edhe një lajm tjetër të mirë.
Këtë herë, ministri Ismaili ka treguar se kanë nisur procedurat për blerjen edhe të një resonance magnetike, për të hequr listën e pritjes edhe sa i përket kësaj çështje.
“Ne kemi trashëguar një sistem shëndetësor me lista të gjata të pritjes. Megjithatë, ne kemi identifikuar disa të tilla. Pas heqjes së listës së pritjes për stentim, tani kemi nisur proceduar për berjen edhe të një resonance të re magnetike.
Me blerjen e saj, e cila do të bëhet brenda këtij viti, do të hiqet edhe kjo listë e pritjes”, ka thënë ministri Ismaili.
Me këtë rast, ai ka thënë se ky është vetëm njëri nga lajmet e mira që pritet të ndodhin në sektorin shëndetësor gjatë këtyre muajve.
Heqja e listës së pritjeve për pacientë, për ministrin Ismaili, do të jetë synimi i tij gjatë këtij mandati.