970×90
970×90
970×90
970×90

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Foto: Ideal Muhaxhiri

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Foto: Ideal Muhaxhiri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të kërkojë test të COVID-19 për kosovarët që kalojnë kufirin, duke thënë se ky vendim vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ministri Zemaj ka thënë se përmes ambasadorit Gjergj Dedaj ka shprehur shqetësim për këtë veprim dhe se ka kërkuar që të evitohen këto barriera.

“I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë i ministrit Zemaj, pa ndërhyrje:

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë.

I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona. 

Related posts