970×90
970×90

Ministri i ri i Inovacionit e merr detyrën nga Haradinaj

Ministri i ri i Inovacionit e merr detyrën nga Haradinaj


Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka emëruar Muzafer Shalën ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.


Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se i dëshiron punë në detyrën e re.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkruar Haradinaj.

Shala ishte prezantuar javën e shkuar nga kryetari i PDK-së për pozitën e ministrit të Inovacionit. Ai pason ish-ministrin Besim Beqaj që u detyra të jap dorëheqje me kërkesë të Kadri Veselit për shkak të një aktakuze që e ka të ngritur.

Related posts