970×90
970×90

Mesazhi i junikases para zgjedhjeve

Mesazhi i junikases para zgjedhjeve


Qytetarë të dashur të vendit tim!

Vëllezër dhe Motra Bashkëvendas të mi shumë të rrespektuar pishtar dhe Liridashës patriot dhë historibërës të vendit tonë, më theks të veçant Mërgat shumë e çmuar,data e nesërme po afrohet, që të gjitha premëtimet që u bën në këtë fushat zgjedhorë për qeverisjen e venditë tonë,padyshim do realizohen,por askund nuk u shfaq program ose premtime për përsona me nevoja të veçanta,turp neglizhenc totale.
Bashkëkombas të nderuar ju i njihni fare mirë, ju jeni si njerëz të fjalës dhe të besës ketë e kan deshmuar në kohërat më të veshtira që vendi jonë ka pasur!
Zëri i juaj i fuqishëm në të gjitha sektoret që të krijon politika të mirëfillta!,për ta zhvilluar vendinë tonë që më vite i ka munguar një politikëberje një qeverisje që krijonë dhë zhvillon ekonominë e vendit, do bën një gjë të till.
Kam besimin tuaj që data e 06.tetorit do jetë data e përmirësimit të jetës tuaj.
Ju lutem dilni votoni sepse kja eshtë shpresa e funditë për vendinë tonë.
Nëse s’mund të ndryshoni çdo ditë, patjetër se një ditë do ta keni rastin. Kjo ditë është dita e votimit. Në prezencën e dorës suaj, mendjes suaj dhe bindjes suaj, ju do të vendosni për të ardhmën tuaj. Asnjë ndjenjë përsonale s’mund të vihet mbi shtetin, sepse shteti është jeta e juaj dhe shoqërisë, dhe bëhuni investitor të drejtëpërdrejtë të institucioneve demokratike në këtë vend!

PËRSE TURPËRIMI NGA VETVETJA!

Nevoja për një vizion shpresëdhënës sado pak do ta kompensonte vonesën kulturore për të prodhuar vlera. Ajo që më së paku nevojitej ishte imitimi që dukshëm po e mbyste traditën, vetëdijen për burimoren, mbi të cilat mbështetet fuqia e kulturës shqiptare. Pa këto shtylla të rëndësishme, askush nuk mund të flasë për identitetin shqiptare.
Ajo që është shqiptare është e shqiptarëve dhe askush nuk duhet të turpërohet nga ajo që ata i dallon prej të tjerëve. Duke imituar kulturat tjera dhe duke improvizuar, shqiptarët vetëm dëshmojnë se akoma nuk kanë dalë jo vetëm nga amatorizmi kulturor, por edhe nga amatorizmi politik. Prandaj, siç do të thotë populli, është koha që të ndahet shapi prej sheqerit dhe gjërat të shtrohen më ndryshe dhe kulturën t’ua lënë njerëzve profesional dhe jo infantilëve, të cilët edhe kulturën e kishin kuptuar si një fushë, me të cilën mund të abuzojnë për t’i plotësuar interesat partiake.

Related posts